Lajme

Rrëmbehet një vajzë në Tiranë, telefonata alarmon policinë

Një telefonatë alarmuese ka mbërritur në sallën operative të Policisë së Shtetit. Shqip.com mëson se telefonata ka lajmëruar se një vajzë është marrë me forcë në makinë.

Ngjarja besohet të ketë ndodhur në zonën e quajtur “Rruga e Qelqit” në Kombinat, ndërsa telefonuesi mësohet se ka dhënë detaje sa i takon makinës në të cilët besohet se mbahet me forcë vajza, mosha dhe identiteti i së cilës ende nuk dihet.

Ndërkaq Komisariati nr. 6 ka nisur shërbimet ku po krehet zona në kërkim të një mjeti tip “Benz”.

Brenda në makinë janë verifikuar dhe dy vajza të tjera.

/Shqip.com