Lajme

Rrahje masive në Drenas

Ilustrim

Një rrahje masive ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Ilaz Kodra” në Drenas, ku kanë qenë të përfshirë nëntë persona, gjashtë prej të cilëve kanë qenë të mitur.

Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka bërë me dije se tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe se u është ofruar tretman mjekësor.

Për rastin janë arrestuar tre të dyshuar, të cilët janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Ilaz kodra, Gllogoc 24.11.2022 – 23:16. Raportohet se pas një mosmarrëveshje në një biliardo, janë përfshirë në rrahje nëntë të dyshuar meshkuj kosovarë, gjashtë të mitur. Si pasojë e përleshjes tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe u është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në raportin zyrtar të Policisë së Kosovës.

/Shqip.com