Rozë

Roza Lati në një projekt televiziv

Një ditë më parë, Roza Lati hodhi poshtë lajmet që kanë qarkulluar nëpër portale se do vijë me një emision me Rita Latin.

Ajo i quajti tendencioze zërat se idetë e saj janë hedhur poshtë.

Ditën e sotme, Roza tha se iu duk diçka e ulët që ta sulmonin përmes nënës së saj.

E pyetur nëse ka një projekt që do të sjellë së shpejti, Roza theksoi edhe njëherë se televizioni është shtëpia e saj, por edhe pse nuk dha detaje për projektin e saj, ajo tha se do të eksperiementojë me veten dhe do të bëjë gjëra që nuk i ka bërë më parë.

“Unë nuk do heq kurrë dorë së bëri televizion, së bëri show. Siç e kam thënë në Big Brother, unë kam lindur për t’i folur kameras. Si pas pushimeve jam në momentin që po sistemoj pak trurin tim. I kam mendimet pak të çrregullta. Gjëra të bukura do vijnë. Do bëj gjëra që s’i kam bërë më parë, do eksperimentoj pak me veten. Jam e kënaqur që publiku ka shumë kureshtje për mua, ka shumë dashuri. Televizioni është shtëpia ime”, rrëfeu Roza.

/Shqip.com