Ronela Hajati, ndanë momente nga klipi i këngës “Sekreti’
Publikuar:
(21.02.2022 21:45:25)
Këngëtarja e njohur shqiptare Ronela Hajati, ka ndarë momente të klipit të saj më të ri.
Hajati, këtë vit do ta përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision me këngën për të cilën edhe po xhirohet videoklipi.
“Sekreti”, është renditur në mesin e tri këngëve më të dëgjuara në “Eurovision”.
E, kjo ka qenë edhe hera e parë që Shqipëria është renditur në vendin e tretë për shikueshmërinë më të lartë në faqen zyrtare të Eurovision në YouTube.
Përfaqësuesja e Shqipërisë, do të përformojë e para në natën e parë finale me këngën “Sekret”.
Eurovisioni do të mbahet në Itali, nga data 12 deri në 14 maj.