Sport Ndërkombëtar

Ronaldo turpëron me një lëvizje yllin e PSG-së, ngre në këmbë gjithë stadiumin

Është duke u zhvilluar një ndeshje miqësore mes skuadrës All Star, e cila përbëhet nga futbollistë të Al-Hilal dhe Al Nassr dhe Paris Saint Germain.

Natyrisht, ky takim u cilësua edhe si përballja e fundit mes Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit, pasi vështirë se ata do të luajnë më ndonjëherë kundër njëri-tjetrit.

Cristiano Ronaldo mori topin dhe vendosi të argëtohej pak, ndërsa mesfushori i PSG-së Carlos Soler e pagoi çmimin, shkruan Shqip.com.

Ronaldo ia futi topin me thembër nëpër këmbë, duke e turpëruar aq shumë saqë e ngriti në këmbë të gjithë stadiumin.

/Shqip.com