Sport Ndërkombëtar

Ronaldo shënon golin e parë “arab” (VIDEO)

Cristiano Ronaldo e ka shënuar golin e parë “arab”. I transferuar me bujë në fund të muajit dhjetor, ylli portugez shënoi vetëm në fundin e ndeshjes së tij të tretë me fanellën e Al Nassr.

Viktima e portugezit ishte Al Fateh, ndaj së cilës në minutat shtesë Al Nassr fitoi një penallti, të cilën Ronaldo e ekzekutoi me qetësi, duke shënuar golin e barazimit 2-2, që ishte edhe rezultati final i sfidës.

Iu deshën plot tri ndeshje si titullar dhe një penallti e fituar, që Ronaldo të shënojë golin e parë, megjithatë në Arabinë Saudite presin shumë më tepër prej portugezit.

CR7 vendosi një rekord me transferimin te Al Nassr, pasi nënshkroi për dy sezone e gjysmë dhe një pagë totale prej 500 milionë eurosh, ose 200 milionë eurosh në sezon.

/Shqip.com