Sport Ndërkombëtar

Ronaldo shënon gol spektakolar, feston si i çmendur (VIDEO)

Cristiano Ronaldo ka shënuar sot golin e nëntë në elitën e futbollit arab. Sulmuesi portugez ktheu baraspeshën në minutën e 79-të të takimit, kur i dërgoi shifrat në 1-1 kundër Abha-së. Një gol në një mënyrë që i kishte munguar prej kohësh.

Ronaldo realizon në mënyrë spektakolare nga goditja e dënimit, pavarësisht se gjendej në një distancë të largët nga porta kundërshtare. Një gol që i ka shijuar së tepërmi 5 herë fituesit të Topit të Artë, i cili ka festuar si i çmendur pasi dërgoi topin në rrjetë. Ndërkohë Talisca shënoi golin e fitores në minutën e 86-të.

/Shqip.com