Sport Ndërkombëtar

Ronaldo merr një dhuratë të veçantë (FOTO)

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ishte i pranishëm në prezantimin e një dyqani ekskluziv luksoz. Kompania e famshme e orëve Jacob&Co ka krijuar një koleksion special për të festuar momentet më të rëndësishme të karrierës së Ronaldos.

Para lansimit zyrtar të këtij koleksioni, kompania e famshme amerikane vendosi t’i bënte një dhuratë portugezit, i cili frymëzoi koleksionin e ri, një nga katër modelet e orëve që do të jenë në dispozicion për blerje.

Bëhet fjalë për modelin e quajtur “Heart of CR7 Baguette”, një orë e bërë me porosi me jo më pak se 26 diamante të bardhë, të prera në formë “baguette”, në numër, me vlerë 100.000 euro.

Çuditërisht, Cristiano Ronaldo nuk ka marrë si dhuratë nga Jacob&Co modelin më të shtrenjtë të koleksionit, të quajtur “Flight of CR7 Baguette”, i cili vlerësohet në 140 mijë euro.

Shfaqja e këtij modeli të dytë luksoz paraqet goditjen e famshme me kokë të Cristiano Ronaldos gjatë ndeshjes së Champions League me Manchester United në 2013.

Nuk është hera e parë që veterani portugez merr dhuratë një orë ekskluzive, por asgjë nuk mund të krahasohet për momentin me xhevahirin prej ari të bardhë 18 karatësh me vlerë 750 mijë euro, të ofruar në nënshkrimin e kontratës me Al Nassr nga e njëjta kompania Jacob&Co.

/Shqip.com