Sport Ndërkombëtar

Ronaldo e kalon në epërsi Unitedin

Cristiano Ronaldo

Cristano Ronaldo e ka kaluar Manchester Unitedin në epërsi ndaj Tottenhamit.

Sulmuesi portugez, ka shënuar një gol tejet të bukur, në minutën e 42-të, shkruan Shqip.com.

Një meritë të madhe te ky gol, pati edhe Bruno Fernandes, i cili e dha një asistim maestral.

CR7 është duke kaluar në formë fenomenale që nga rikthimi i tij në Angli dhe duket që mosha është vetëm numër për të.

Ky ishte goli i i tij katërt në ishull, në shtatë ndeshje të zhvilluara në këë kampionat.

Ndërsa, ka edhe tre gola të shënuara në Ligën e Kampionëve.

Nëse, “Djajtë e Kuq” arrijnë që ta ruajnë këtë epërsi deri në fund të takimit, atëherë do ngriten në pozitën e pestë në Premierligë.

Ndërsa, Tottenhami, nëse pëson humbje, do të zbret në vendin e tetë./Shqip.com