Sport Ndërkombëtar

Ronaldo – do përballet ndaj ekipit të tij të “preferuar”

Cristiano Ronaldo

Në kuadër të Ligës së Kampionëve të mërkurën përballen Manchester United dhe Atletico Madrid.

Për – Cristiano Ronaldon ky do të jetë një takim i veçantë.

Sulmuesi i Manchester United është përballur me Atleticon 31 herë, gjatë kohës sa ishte lojtar i Real Madridit dhe Juventusit, raporton goal.com, përcjell SHQIP.com

Ai ka shënuar 25 gola, përfshirë 4 hat-trick, dhe 9 asistime gjatë këtyre takimeve.

Juventus vs. Atlético Madrid (2019)
Cristiano Ronaldo kundër Atletico Madrid – foto nga e kaluara

Ndërsa dy klubet nuk kanë shumë histori, duke qenë kundër njëri tjetrit vetëm në dy ndeshje në Kupën e Fituesve në vitin 1991.

E sa i përket portugezit, Diego Simeone dhe disa nga lojtarët e tij dinë gjithçka rreth të qenit kundër Ronaldos në fushë.

Përballja e së mërkurës në Stadiumin “Wanda Metropolitano” do t’i shtojë edhe një kapitull “armiqësisë” 13-vjeçare.

“Ronaldo gjithmonë ka qenë makthi më i tmerrshëm i Atletikos. Fansat gjithmonë kanë provuar që të bëjnë shaka me të, duke bërë barsoleta rreth secilit detaj të jetës dhe karrierës së tij, por Ronaldo gjithmonë del në krye,” ka thënë një korrespodent i Real Madridit.

Real Madrid vs Atletico Madrid: Cristiano Ronaldo hat-trick puts Real  Madrid in driver's seat against Atletico Madrid | Sports News,The Indian  Express
Cristiano Ronaldo – kundër Atletico Madrid – foto nga e kaluara

Ronaldo ka ndihmuar në eliminimin e Atleticos 5 herë radhazi në Ligën e Kampionëve nga viti 2015 deri 2019, arsyeja pse fansat e kanë problem atë.

Nuk do të jetë surprizë nëse Ronaldo e dërgon United në fazën tjetër, duke konsideruar jo vetëm paraqitjet e jashtëzakonshme kundër klubit spanjoll.

Ai i siguroi “Djajve të Kuq” edhe kalimin në të 1/16 e finales, duke shënuar gjashtë gola në fazën e grupeve. /Shqip.com