Rozë

Romeo zgjidhet lider i shtëpisë, këto banore dërgohen në nominim

Romeo u zgjodh lider i shtëpisë së Big Brother VIP, por duke qënë së bashku me Julin çift në lojë, ai nuk do t’i ndajë punët i vetëm.

Të dy ata kishin për detyrë të zgjidhnin dy çifte të tjera për t’i dërguar në nominim.

Romeo zgjodhi Rozën dhe Françeskën, ndërsa Juli zgjodhi Sarën dhe Ilnisën.

Romeo tha se zgjedhja e Françeskës për ta dërguar në nominim është për shkak se Bardhi ia kishte lënë amanet.

Ndërsa, Juli tha se dërgimi i Sarës K në nomimin lidhet me mosangazhimin e saj brenda shtëpisë dhe mungesës së komunikimit.

Votimi për publikun për katër banoret në nominim është për atë që duan të shpëtojnë.

Nga ana tjetër shtëpia është e ndarë në dy grupe, ku secili si më poshtë zgjodhi njërin prej tyre:

Romeo: Ilnisa, Romeo, Julia, Jetmir, Heidi, Sara.

Juli: Erjola, Egla, Françeska, Vesa, Ledjona.

Vëllai i Madh do të informojë banorët se çfarë do të ndodhë me dy grupet, duke filluar nga nesër.

/Shqip.com