Rozë

Romeo Veshaj puthet në buzë me Olsi Bylykun gjatë emisionit

Emisioni i vëllezërve Veshaj është shndërruar në një prej programeve më të shikuara në televizion dhe internet.

Intervistat me të famshëm e lojërat e ndryshme, kanë bërë që dy vëllezërit të komentohen mjaft shumë në rrjetet sociale.

Këtë javë, ata kanë ftuar në emision këngëtarin dhe humoristin Olsi Bylyku me parteren e tij Egli Tako.

Nga promoja e publikuar, shihet se dy vëllezërit kanë kaluar shumë çaste humori me dyshen, ndërkohë që një moment i ka lënë pa fjalë fansat.

Bëhet fjalë për një nga momentet kur aktori Romeo Veshaj shihet duke puthur në buzë Oltin, gjatë një loje që ata kanë zhvilluar me njëri-tjetrin.