Rozë

Romeo i kthen Donaldit qaforen që i dhuroi Borës?

Bora Zemani, Romeo Veshaj

Në edicionin e kaluar të Big Brother Vip, aktori i njohur, Romeo Veshaj ka hyrë për ta surprizuar vëllanë e tij.

Dyshja emocionuan gjithë publikun që po i ndiqte, pasi filluan edhe të qanin për njëri-tjetrin.

Sidoqoftë kësaj, detaji që shumë pak e kanë vërejtur është qaforja që Romeo kishte, e që supozohet të jetë i Donaldit.

Të njëjtën para disa javësh ai e kishte hedhur jashtë shtëpisë së famshme, me qëllim që t’i dërgohet Bora Zemanit për përvjetorin e tretë të lidhjes së tyre.

Në rrjet menjëherë kanë filluar aludimet se Zemani ia ka dhënë qaforen Romeos, për t’ia kthyer pas vëllaut të tij.

Prezantuesja në tjetrën anë ende nuk i ka fshirë imazhet në Instagram, ku shihet me aksesorin e dhuruar nga ish-i dashuri i saj./SHQIP.com