Sport Ndërkombëtar

Romano: Ronaldo dëshiron të largohet nga Manchester United

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Manchester United.

Këtë lajm që fillimisht u raportua në mediat angleze e ka konfirmuar edhe Fabrizio Romano.

“Cristiano Ronaldo i tha Man United se dëshiron të largohet këtë verë pasi dëshiron të shohë më shumë ambicie. Man Utd ende shpreson të mbajë CR7, por janë të vetëdijshëm për vendimin.

Cristiano nuk ka marrëveshje me asnjë klub tjetër. Mendes eksploroi opsionet për javë të tëra dhe do të vazhdojë” – ka shkruar Romano.

37 vjeçari e zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm në nivel personal, ani pse rezultat ekipore munguan.

Ai e mbylli sezonin me 18-të gola, në 30 ndeshje të zhvilluara

Teksa, shënoi edhe tri asistime dhe ishte në formacionin e vitit në Premierligë.

Vlera e tij në tregun e transferimeve është 30 milionë euro – sipas “Transfermarkt./Shqip.com