Roma në kërkim të mesfushorit të Borussia Dortmundit
Publikuar:
(29.08.2021 17:30:04)

Roma është duke kërkuar të përforcojë repartin e mesfushës në këto dy ditët e fundit sa kanë mbetur deri në përfundimin e afatit kalimtar.
“Giallorosët” fillimisht tentuan mesfushorin meksikan të Atletico Madrid, Hector Herrera, por ai u bllokua nga Diego Simeone.
Tani në listën e transferimeve për skuadrën italiane është mesfushori i Borussia Dortmundit, Axel Witsel.

Mediat në Itali dhe në Gjermani kanë raportuar se dy skuadrat tashmë kanë pasur kontaktet e para.
Dortmundi vleron rreth 20 milionë euro kartonin e Witsel, derisa Roma synon ta transferojë atë për 15 milionë euro.
Në rast se dështon edhe transferimi i belgut, atëherë skuadra italiane do të tentojë transferimin e mesfushorit anglez të Chelseat, Ruben Loftus – Cheek.