Sport Ndërkombëtar

Roma mposhtet nga Atalanta

Jose Mourinho

Roma është mposhtur në shtëpi.

Skuadra e udhëhequr nga Jose Mourinho ka pësuar 0-1 nga Atalanta.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Giorgio Scalvini – kur po zhvillohej minuta e 35-të.

Për 18-të vjeçarin – ky gol do të mbetet gjatë në mendje – sepse i dhuroi tre pikë ekipit të tij – ndaj një rivali direkt.

Me këtë fitore – Atalanta ngritet në krye të tabelës klasifikuese të Series A.

Bardhezinjtë kanë 17-të pikë të grumbulluara – pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara.

Në anën tjetër – Roma mbetet në kuotën e 13-të pikëve – në pozitën e gjashtë./Shqip.com