Rohde: Sulmi terrorist nënvizon nevojën urgjente për dialog
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka bërë thirrje për dialog pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të vendit.
“Sulmi i tmerrshëm kriminal dhe terrorist i së dielës kundër oficerëve të zbatimit të ligjit në Kosovë nënvizon nevojën urgjente për të vazhduar bisedimet e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit tani”, ka shkruar ambasadori gjerman në platformën `X`.
Sunday’s heinous criminal and terrrorist attack against Kosovo law enforcement officers underlines the urgent need to continue Dialogue talks and the implementation of the Ohrid agreement now https://t.co/Qk0TBXuUn3
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 26, 2023
Bashkë me shkrimin e tij, Rohde ka shpërndarë edhe njoftimin e emisarit për dialog, Miroslav Lajcak, pas takimit që ky i fundit mbajti me këshilltarët e diplomatëve të BE-së dhe të dërguarit amerikan, Gabriel Escobar.
/Shqip.com