Lajme

Rohde: Është absurde të rrezikohet përshkallëzimi për targat

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde edhe njëherë ka komentuar zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka shpërndarë kërkesën e SHBA-vë për shtyrje të vendimit dhe ka shtuar se është absurde të rrezikohet përshkallëzimi për targat.

“Mirë që kemi më tepër kohë për të punuar me palët e interesuar për gjetjen e zgjidhjes. E përsëris, është absurde të rrezikohet përshkallëzimi për targat”, deklaroi ai në Twitter.

SHBA-ja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyhet për dy ditë afati për fillimin e dhënies së gjobave për automjete me targa ilegale.

Kjo kërkesë u pranua nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kosova dhe Serbia gjatë takimit të së hënës nuk arritën të nënshkruajnë asnjë marrëveshje.

/Shqip.com