Rozë

Rita shkëlqen me ngjyrën e kuqe në promovimin e filmit ku luan si aktore (Foto)

Rita Ora kurrë nuk gabon kur bëhet fjalë për modën.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ishte në Nju Jork për promovimin e filmit “Descendants: The Rise of Red” ku edhe ajo luan.

33-vjeçarja fillimisht kishte veshur një fustan të kuq saten me rripa të hollë që tregonin linjat e saja perfekte.

Më pas ajo e zëvëndësoi veshjen e parë me një bluzë kombinuar me një palë pantallona.

Ndërsa për veshjen e tretë, artistja kishte zgjedhur një xhaketë elegante me pamje lëkure, pantallona të ndezura dhe një këmishë, sërish të kuqe.

Rita në film luan rolin ‘Mbretëresha e Zemrave’, nëna e keqe e personazhit kryesor.

/Shqip.com