Rozë Ndërkombëtar

Rita Ora publikon imazhe joshëse me bikini të kuqe

Rita Ora në bikini të kuqe

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, të premten pritet të publikojë këngën e saj të re të titulluar “You For Me”.

Ndonëse ka publikuar një seri fotografish, edhe një ditë para lanësimit të këtij projekti, Rita ka vendosur të ndajë pamje nga prapaskenat e xhirimeve të klipit, bashkëpunim ky me DJ britanik, Sigala.

Në fotografitë e fundit të publikuara nga vetë ajo, Rita shfaqet me bikini të kuqe duke u shëtitur në një pishinë.

Bikinit e saj të kuqe kishin një detaj të madh trëndafili në pjesën e përparme, i cili nxirrte në pah këmbët e saj të holla.

Duket se një pjesë e videos muzikore, fansat do ta shohin Ritën të bashkohet me disa femra të tjera, të cilat po bëjnë not të sinkronizuar, me veshje të njëjta. /Shqip.com