Rozë Ndërkombëtar

Rita Ora flet për albumin e ri: Kam shkruar çdo këngë

Katër vjet pas albumit të saj të fundit, ylli i kudondodhur i pop-it po përgatit rikthimin e saj muzikor.

Një album për gjetjen e dashurisë me regjisorin Taika Waititi dhe për të mbyllur kritikat e pamëshirshme publike për çdo lëvizje të saj.

Ajo ka folur për këtë rikthim në muzikë dhe rëndësinë e këtij albumi dhe lidhjen e re.

“Unë e kam këtë prezantim që e bëj për të gjithë me të cilët punoj, kështu që të gjithë jemi në të njëjtën faqe: cila është gjuha? Cili është qëllimi? Cila është lidhja? Unë u tregoj të gjithëve udhëtimin tim. Me albumin, po e kap këtë moment në jetën time ku po dashurohem. Ka gjëra për të cilat flas për të, mendime shumë personale, për atë që më duhej të vendosja për këtë person dhe t’i përkushtohesha atij”, tha ajo.

Tutje, ajo tha se në këtë album është ndjerë shumë e guximshme dhe e sigurt.

“Me këtë album, thjesht kam qenë shumë e guximshme dhe e sigurt. Unë kam shkruar shumë këngë në këtë album, kam qenë në çdo seancë, dhe nëse jo, i kam ndryshuar këngët që të më përshtaten. Unë kurrë nuk e kam bërë këtë më parë me ndonjë album: me të vërtetë kam bërë të gjithë punën dhe kam shkruar çdo këngë të vetme ose kam qenë pjesë e procesit të çdo kënge’, tha ajo.

Ajo tha se ky është albumi i vetëm i saj që ajo është përkushtuar plotësisht.

/Shqip.com