Rozë Ndërkombëtar

Rita dhe Taika, prezantues të ceremonisë “MTV European Music Awards”

Këngëtarja, Rita Ora dhe regjisori fitues i çmimeve Oscar, Taika Waititi do ta prezantojnë ceremoninë e sivjetme të ndarjes së çmimeve “MTV European Music Awards”.

Fansat mund t’i votojnë artistët e tyre të preferuar në 17 kategori të ndryshme si: “Kënga më e mirë”, “Artisti më i mirë” dhe “Bashkëpunimi më i mirë”.

Ora ka prezantuar e EMA’s në vitin 2017, ku mori disa nominime dhe u nderua me çmimin Power of Music.

Filmi i Waititit “Jojo Rabbit” i dha atij një Oscar për skenarin më të mirë të adaptuar. Filmi u nominua gjithashtu për një Golden Globe për filmin më të mirë muzikor ose komedi dhe fitoi një çmim Grammy.

Ngjarja “MTV European Music Awards” mbahet në Düsseldorf të Gjermanisë më 13 nëntor, dhe do të transmetohet live në kanalin “MTV” në më shumë se 170 shtete

/Shqip.com