Rina dhe Melinda kanë një arsye pse tani janë më të afërta

Se dy këngëtarët e njohura shqiptare Melinda Ademi dhe Rina Balaj, kanë përmirësuar raportet pas një rivaliteti që kishin krijuar në tregun muzikor, tashmë është e ditur.
Mirëpo, hapi i këngëtares Rina Balaj, ka befasuar.
Tani të dy këngëtaret drejtohen nga menaxheri Granit Muhaxheri.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Rina përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Ajo ka publikuar një foto me menaxherin e ri, e që këtë hap e ka cilësuar edhe një kapitull të ri të karrierës së saj.

Ndërkaq, Melinda duket se është shumë e lumtur me lëvizjen e Rinës.
“Unë jam shumë e lumtur”, ka komentuar Melinda në foton e Rinës.
Melinda gjithashtu ka komentuar edhe në postimet e tjera të Rinës, gjithashtu ka paralajmëruar se mes tyre do të ketë një bashkëpunim.
/Shqip.com