Rozë

Rina Balaj paralajmëron këngën “Blue” me imazhe nga Santorini

Rina Balaj

Artistja e njohur shqiptare, Rina Balaj, kohëve të fundit ka rezultuar aktive me prurjet muzikore.

Ndërkohë, në rrjete sociale ajo mundohet që të jetë sa më afër fansave, duke ndarë imazhe dhe video nga më të ndryshmet.

Në një postim të fundit në Instagram, ajo ka bërë të ditur se së shpejti do të lansojë klipin e këngës së re “Blu”.

Paralajmërimin këngëtarja e ka bërë përmes imazheve atraktive, të cilat i ka realizuar nga qyteti i Santorinit.

“Blue, klipi lansohet së shpejti”, ka shkruar ajo në përshkrim.

E njëjta prodhimtari muzikore është pjesë e albumit të saj “Balerina”./SHQIP.com