Art Jetese

Rikthimi i xhinseve të lëkurës në modë

Xhinset e lëkurës janë ndër veshjet që janë rikthyer në modë përsëri.

Influencer-et e modës i kanë veshur pothuajse çdo ditë në këtë periudhë të vitit, të kombinuara me çizme, atlete dhe kambale, duke përballuar me stil edhe ditët më të ftohta.

Një alternativë perfekte ndaj xhinseve të zakonshme, pantallonat e lëkurës mund të vishen edhe me një pulovër të ngrohtë e çizme të shkurtra, por edhe me t-shirt, këmisha e bluza të lehta, të kombinuara me balerina, pupa me majë dhe sandale.

Më poshtë ju sugjerojmë 5 kombinime për pantallonat e lëkurës.