Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve

Synim i tetë skuadrave është trofeu, por rrugëtimi është i gjatë.
Liga e Kampionëve – rikthehet sonte me dy takime mjaftë interesante.
Në Angli, Manchester City është nikoqri i Atletico Madrid, me fillim nga ora 21:00.
Kurse, në Portugali – Benfica e pret Liverpoolin në të njëjtën kohë.

City është favorit në letër përball Atleticos pasi “qyetetarët” vazhdojnë të prijnë në Premierligë.
Skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola – ka 23 fitore, katër barazime dhe vetëm tri humbje në elitën e futbollit anglez.
Paraprakisht, City në Champions e kishte eleminuar Leipzigun.
Teksa, Atletico arriti që të triumfojë përballë Manchester United.
Ama, “Los Colchoneros” nuk qëndrojnë mirë në La Liga, pasi pozicionohen në vendin e tretë në tabelë.
Në takimin tjetër, “The Reds” udhëtojnë për fitore ndaj Benficës.
Të prirë nga Jurgen Klopp, anglezët po kalojnë në formë të jashtëzakonshme dhe ende janë në garë për të gjitha trofetë në këtë sezon.
Tetë xhiro pa përfunduar kampionati në ishull – ata kanë shkrirë diferencën me City-n në vetëm një pikë.

Në fazën e parë me eleminim direkt – kjo skuadër e kishte eleminuar Interin.
Por, një kundërshtar aspak i lehtë është edhe Benfica – që e dërgoi në shtëpi Ajaxin. Kurse, në grupe e kishte deklasuar Barcelonën më rezultat 3-0.
Formë më të dobët kanë pasur në kampionatin portugez – ku gjenden në pozitën e tretë – me 15-të pikë më pak se Porto që është lider.

Ndeshjet e kthimit – do të zhvillohen me datë 13-të prill.
Liga e Kampionëve do vazhdojë edhe të mërkuren mbrëma, me ndeshjet Villarreal-Bayern Munchen dhe Chelsea-Real Madrid. /Shqip.com