Kulturë

Ribotohet pas 40 vjetëve libri “Një udhëtim i rrezikshëm” i Bedri Dedes

Ribotohet pas 40 vjetëve libri “Një udhëtim i rrezikshëm” i Bedri Dedes, i cilësuar si “Libri më i mirë për fëmijë i vitit 2000” nga organizata ndërkombëtare IBBI, me qendër në Bazel të Zvicrës.

“Libri i Bedri Dedes, ka qenë besoj, për tërë kalamajt e asaj kohe që dinin të lexonin, libri më i preferuar e më i jashtëzakonshëm i lexuesve-personazhe-fëmijë, që i gjeje aso kohe, në  çdo lagje të Tironës e nuk di, ndofta dhe kudo në Shqipëri…”, ka thënë Ylli Pango.

Tutje, sipas tij, Bedri Dedja, ishte për ne shkrimtari më i madh i kohërave e vepra e tij, një habi se si kish mundur t’i njihte e skaliste aq bukur heronjtë-kalamaj. “Dikush na tha më vonë, se model patën qenë kalamajt e pallatit ku banonte prof. Bedriu. Domethënë kalamajtë si të gjithën”, ka thënë ai.

Pastaj, do kohë më vonë, edhe në Zog të Zi, erdhi lajmi i çuditshëm: Shkrimtar Bedriun e librin e tij e patën sulmuar, kritikuar, sharë si libër që çedukonte. Ylli Pango pyet: Po kush e kish shpallur këtë mandatë?! Ende nuk pat dalë aq hapur, si pak vite më vonë, ajo që e para që i zbulonte e dërrmonte këto “gjëma”. Partia.

Aso kohe së paku mua e Maksit na u tha, që shkrimtarë të tjerë të zgjuar, e kishin “kapur” këtë libër-hile të madhe të Bedri Dedes. Që nisja e tre kalamajve që nuk mësonin në shkollë, Kokëdruthit, Kokëtapës e Kokëfirifiut drejt qytetit të qejfit, ish zbuluar që na ishte ai krimi i madh që dënonte partia; arratisja. Që Usta i Paudhi që i joshte kalamajtë të linin shkollën e të shkonin të bënin vetëm qejf, na ishte imperializmi amerikan… E qepër rrjedhojë autori i librit, e libri, na ishin dy krijesa revizioniste që duheshin dërrmuar, flakur.

/Shqip.com