Sport Shqiptar

Rezultatet e ndeshjeve në Superligë pas pjesëve të para

KF Trepça 89

Tri ndeshje janë duke u zhvilluar në Superligën e Kosovës në futboll, me pjesët e para që tashmë kanë përfunduar.

Trepça 89 është duke udhëhequr përballë Llapit me rezultat minimal 1:0.

Ardian Muja gjeti rrugën drejt golit, pas 27 minutave lojë.

Pavarësisht dominimit të plotë nga Ballkani, Drenica ka arritur ta mbaj kampionin në fuqi jashtë portës.

Pjesa e parë përfundoi 0:0.

0:0 është përmbyllur edhe pjesa e parë e përballjes së Malishevës me Gjilanin.

Këto janë tri ndeshjet e fundit të xhiros së 11-të.

Të shtunën Prishtina mposhti Ferizajn, derisa Drita triumfoi përballë Dukagjinit.

/Shqip.com