Sport Shqiptar

Remzi Ejupi u qëndron afër banorëve të prekur nga vërshimet në Skenderaj

Aksionari i klubit më të madh të futbollit në Kosovë, FC Prishtina, Remzi Ejupi, ditën e sotme e ka vizituar qytetin e Skenderajt me ç’rast i ka parë nga afër dëmet që janë shkaktuar nga vërshimet që e kanë përfshirë këtë zonë pas reshjeve të mëdha të shiut ditët e fundit, shkruan Shqip.com.

Biznesmeni kosovar është shprehur i gatshëm që tu dal në ndihmë banorëve së bashku me Valon Llukën nga Fondacioni i Behgjet Pacollit.

Ish-presidenti i FC Prishtinës, Ejupi ka apeluar njerëzit që kanë mundësi ti dalin në ndihmë njerëzve në nevojë në këto kohë.

Postimi pa ndërhyrje i Remzi Ejupit në Facebook

Sot kam vizituar Mitrovicën dhe Skenderajn ku jam njohur nga afër me dëmet të cilat i kanë shkaktuar vërshimet e ditëve të fundit.

Dëmet janë të mëdha si në ekonominë familjare por edhe në infrastrukturën rrugore, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të lënduar.

Gjatë vizitës bashkë me Valon Llukën nga Fondacioni i Behgjet Pacollit, kemi takuar banorë të cilët me të drejt janë shprehur të shqetësuar me dëmet materiale që i kanë pësuar nga këto vërshime, ndërsa ne të gjithë bashkë jemi gati për t’iu dal në ndihmë të gjithë të prekurve nga kjo situatë.

Tashmë unë bashkë me disa miq të mi i jam bashkuar fondacionit të Behgjet Pacollit që ka për qëllim të ndihmojë rajonet e prekura nga vërshimet e fundit.

Më këtë rast dua të falënderojë të gjithë ekipet e zjarrfikësve, FSK-së, Policisë, ekipet mjekësore, ekipet e zhytësve të Kosovës dhe e ekipet komunale të cilët që nga dita e parë janë duke punuar me vetëmohim për t’i dalë në ndihmë banorëve të prekur.

Po ashtu përsëris thirrjen që të gjithë t’i bashkohen kësaj nisme duke kontribuar në fondacionin “Vërshimet e Janarit 23”.

Dergone kontributin e juaj!

Banka Ekonomike Prishtine

Llogaria: XK051401000000912949

Sëift: EKOMXKPR XXX

Emërtimin: “Vërshimet e Janarit 23″

/Shqip.com