Sport Shqiptar

Reja tregon prioritetin për ndeshjen me Italinë

Kombëtarja e Shqipërisë nesër e zhvillon ndeshjen miqësore me Italinë. Përzgjedhësi kuqezi, Edy Reja në konferencën për media  tha se më shumë rëndësi ka paraqitja se sa rezultati.

“Për ne është e rëndësishme që të tregojmë se kjo skuadër po rritet. Ky është një test mjaft i rëndësishëm, pasi do të na japë vlerën e kësaj skuadre. Unë uroj të bëjmë një hap para në krahasim me ndeshjet e fundit. Më vjen keq për shumë lojtarë që nuk na i lanë klubet, se mund të kishim ekip më konkurrues, por kam të rinj që kanë luajtur në këtë periudhë dhe mund të luajnë. Janë shumë të rinj, janë të 2001-2002, kam një ekip të ri që ka bërë mirë në këtë periudhë. Do të kenë mundësi e do të bëjnë më mirë, mua nuk më intereson shumë rezultati, por paraqitja. Rezultatet janë bërë nga episodet dhe uroj që episodet ndonjëherë të sillen në anën tonë”, është shprehur Reja.

Ai ka shtuar se i vetmi rast kur nuk bën tifo për Italinë është ndeshja me Shqipërinë.

“Nesër, kur të dëgjoj himnin e Italisë dhe Shqipërisë, qartësisht më vjen të mendoj se do të emocionohem padyshim”, shprehet Reja.

/Shqip.com