Kulturë Kino

Regjisori i njohur Woody Allen njofton tërheqjen nga kinematografia

Regjisori Woody Allen ka njoftuar se do të tërhiqet nga kinematografia pas publikimit të filmit të tij të ardhshëm.

Në një intervistë Allen tha se ideja e tij në parim, nuk është të bëj më shumë filma dhe të fokusohet te shkrimi.

Ai shtoi se projekti i tij i radhës do të jetë një roman.

Kjo nuk është hera e parë që Allen ka diskutuar për t’u larguar nga bota e filmit.

Në karrierën e tij të gjatë, Allen ka marrë një rekord prej 16 nominimesh për Oscar për skenarin më të mirë. Ai ka fituar katër çmime Oscar, duke përfshirë një për regjisorin më të mirë për Annie Hall (1977).

Pavarësisht suksesit të tij, ai është shquar gjithmonë për shmangien e ceremonive të çmimeve.

Vitet e fundit, ai ka qenë në listën e zezë për shumë akuza të bëra nga ish-partnerja e tij Mia Farrow se ai ka ngacmuar fëmijën e tyre. Allen gjithmonë i ka mohuar akuzat dhe ka vazhduar të punojë.

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.58
  • Benzine: 1.34
  • Gas: 0.75
Sot : 24/09/2022