Refugjatët ukrainas janë duke hyrë në Estoni nga Rusia

Zyrtarët estonez deklarojnë se janë duke pranuar refugjatët ukrainas të cilët po shfrytëzojnë territorin e Rusisë ngase kjo është e vetmja mënyrë për daljen nga qyteti i Mariupolit i cili është nën rrethim të hekurt nga ushtria ruse.
Ukraina ka akuzuar forcat ruse për depërtimin e mijërave civilëve nga Mariupoli një qytet i cili është i shkatërruar nga granatimet e forcave ruse.
Ndërkaq Rusia është duke i mohuar këto akuza duke pretenduar se ata po kujdesen për njerëzit atje.
Indrek Puvi, shefi i policisë së Narvës, në kufirin e Estonisë me Rusinë, tha se rreth 200 refugjatë ukrainas të luftës kishin hyrë çdo ditë në Estoni e cila është vende anëtare e BE-së.
Përveç njerëzve nga Mariupol, kishte refugjatë nga Kherson, Kharkiv dhe qytete të tjera.
“Megjithatë, ka pasur edhe njerëz që janë drejtuar me forcë në Rusi dhe janë lejuar të largohen vetë pasi kanë mbërritur atje”, tha ai.
BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë numrat e evakuarve në Rusi.
Rusia po lufton për të marrë Mariupolin për të lidhur Krimenë me Donbasin.
Forcat e saj pushtuan të dy territoret në vitin 2014. /Shqip.com