Sport Ndërkombëtar

Real Madrid shpreh interesim për lojtarin që shkëlqeu në EURO 2020

Real Madrid

Real Madrid ka shprehu interesim për transferimin e yllit të Danimarkës, Mikkel Damsgaard, transmeton Shqip.com.

Sipas “Tuttosport”, mesfushori i Sampdorias është një nga emrat që Real Madrid ka shprehur interesim për ta.

“Los Blancos” po planifikojnë të transferojnë 21-vjeçarin pas paraqitjeve mbresëlënëse me Danimarkën në EURO 2020.

Barcelona, Liverpool, Everton, Milan, Inter, Juventus dhe Roma janë skuadrat e interesuara për shërbimet e tij.

Por, Sampdoria po shpreson se mund ta mbaj lojtarin së paku edhe për një sezon./Shqip.com

Mikkel Damsgard