Sport Ndërkombëtar

Real Madrid – Mallorca, formacionet zyrtare

Vedat Muriqi me Mallorcan do të kërkojnë t’i shkaktojnë humbjen e parë “Mbretërve” të Real Madridit.

Me ndeshjen që fillon në ora 14:00, të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare.

Te vendasit do të mungojë Karim Benzema, pasi është i lënduar, por në vend të tij do të luaj Eden Hazard.

Në portë starton Courtois, derisa para belgut do të qëndrojnë Alaba, Rudiger, F. Mendy e Vazquez.

Në mesfushë do të qëndrojnë Valverde, Kross e Ceballos dhe sulmin do ta udhëheq Hazard, Vinicius JR dhe Rodrygo.

Për këtë ndeshje Muriqi do të luajë nga minuta e parë.

Derisa ky është formacioni i Mallorco: Rajkovic, Costas, Nastasic, Raillo, Valjent, Maffeo, Rodrigues, Galarreta, Lee dhe Muriqi.

“Pirati” pas rikthimit në gadishullin Iberik – po kalon një formë të mirë, gjë që e ka bërë atë heroin e tifozëve të Mallorcas.

Muriqi kërkon edhe të bëjë mrekullinë, duke marr tri pikë të plota përball kampionëve në fuqi.

Skuadra e Carlo Ancelottit edhe pse e humbi Casemiron, po kalon një formë fantastike, duke qenë skuadra e vetme në top pesë ligat Evropiane me një rekord të 100 për qind.

“Mbretërit” gjenden në vendin e dytë në tabelë, me 12 pikë një më pakë se Barcelona, me një ndeshje më pakë të zhvilluar.

Nga ana tjetër Mallorca ka pasur një fillim mediokër të stinorit.

Dy barazime, një fitore e një humbje i bënë ata të qëndrojnë në vendin e 13-të në tabelë me vetëm pesë pikë./Shqip.com