Real Madrid fiton me zor ndaj ekipit të fundit në La Liga

Fuqia e vërtetë u pa në ndeshjen e xhiros së 22-të të La Ligës në “Santiago Bernabeu|, ku Real Madrid mposhti Almerian me rezultat 3:2.
Madridi u kërcënua me një pengesë të madhe që do t’i jepte mundësinë Girona të ngjitej në krye të tabelës me tri pikë.
Megjithatë, Reali tregoi edhe një herë se ka mentalitet kampioni në luftën për titull.
Mysafirët kaluan në avantazh në sulmin e parë me golin e Ramazani-t.
Almeria ruajti epërsinë minimale deri në fund të pjesës dhe më pas në minutën e 43-të përmes Gonzalez dyfishoi epërsinë.
Shënuesi i golit të parë e riktheu Realin në lojë në minutën e 53-të.
Ai luajti me dorë në zonën e rreptësisë dhe ndonëse arbitri nuk e pa menjëherë, VAR-i ndërhyri dhe me të drejtë akordoi penallti. Jude Bellingham ishte i saktë nga pika e bardhë.
Por vetëm gjashtë minuta më vonë një tjetër tronditje.
Almeria shënoi edhe një gol. Mirëpo, gëzimi i madh i mysafirëve u ndërpre nga VAR-i dhe me ndërhyrjen e tij, arbitri e anuloi golin për shkak të një faulli në fillim të aksionit. Reali e shfrytëzoi atë situatë dhe vetëm pesë minuta më vonë Vinicius barazoi.
Kthimi praktikisht ndodhi tashmë në minutën e 77-të. Megjithatë, goli i Bellingham u anulua pas ndërhyrjes së re në VAR, për shkak të pozitës jashtë loje.
Gjithsesi, Reali arriti në rezultatin e dëshiruar në minutën e nëntë shtesë.
Bellingham goditi, portieri Maximiano shpëtoi rrjetën, por vetëm për pak pasi që Carvajal vrapoi pas topit dhe solli gëzim të madh për vendasit.
/Shqip.com