Sport Shqiptar

Reagon Ministri Çeku për veprimin e Serbisë në Botëror ndaj Kosovës: Pamje të turpshme nga zhveshtorja e Serbisë

Kombëtarja e Serbisë në futboll vazhdon të provokime të ulëta ndaj Republikës së Kosovës, shkruan Shqip.com.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar pasi në zhveshtoren e Serbisë në Katar, të enjten është shfaqur një flamur me hartën e Kosovës në të dhe mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”.

“Pamje të turpshme nga zhveshtorja e Serbisë, duke shfaqur mesazhe urrejtjeje, ksenofobie dhe gjenocidale ndaj Kosovës, teksa shfrytëzojnë platformën e Kupës Botërore. Presim veprime konkrete nga FIFA duke marrë parasysh se FFK-ja është anëtar i plotë i FIFA-s dhe UEFA-s”, ka shkruar Çeku në Twitter, përcjell Shqip.com.

Edhe Federata e Futbollit të Kosovës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës, të premten ka paraqitur ankesë në FIFA për veprimin, siç e ka quajtur ajo, agresiv, të Serbisë në ndeshjen e parë të Kupës së Botës.

Provokime të serbëve janë bërë edhe jashtë ambienteve të mbyllura të stadiumit ku u zhvillua ndeshja.

Ndryshe, Brazili i cili shënoi dy gola për të fituar 2:0 ndaj Serbisë.

/Shqip.com