Lajme

Reagon këshilltari i Bislimit pas shpërndarjes së postimit ku Edi Rama quhej “pro-serb”: Është bërë gabimisht

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

Klisman Kadriu, këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi ka reaguar pasi që ky i fundit e ka shpërndarë një postim në Facebook ku thuhet se Edi Rama është “pro-serb”.

Kadriu ka shkruar se shpërndarja e këtij postimi është bërë gabimisht dhe sipas tij paqëllim është prekur butoni i shpërndarjes.

“Sapo është vënë re (2 minuta pas shpërndarjes) ajo është fshirë menjëherë. Nuk ka as intencë, as mesazh, pas një shpërndarje të bërë pa qëllim”, ka shkruar ai.

Kadriu gjithashtu ka treguar se Kosova dhe Shqipëria gëzojnë marrëdhënie solide bashkëpunimi.

“Një shpërndarje e tillë e paqëllimshme, nuk duhet të keqpërdoret për të nënkuptuar mesazhe që nuk ekzistojnë”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Bislimi para pak minutave ka bërë një postim në rrjetin social por që në foton e publikuar shihet se si kryeministri i Shqipërisë është quajtur pro-serb.

Lexo edhe:
Bisnik Bislimi shpërndan një postim ku Edi Rama quhet pro-serb (FOTO)

Kjo foto është shpërndarë në profilin e tij por që pak minuta ky postim është fshirë nga ana e Bislimit.

“Ju kam thënë moti që Edi Rama është burrë i mirë, veç që është pak pro serb”, shkruan në foton e publikuar nga një qytetarë e të cilën e ka shpërndarë Bislimi./Shqip.com