Lajme

Reagojnë nga VV-ja: Kurti nuk merr pagë dy mijë e 700 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar pas publikimit të deklarimit të pasurisë së kryeministrit Albin Kurti në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Nga kjo parti kanë sqaruar se Kurti nuk merr pagën e kryetarit të VV-së që nga momenti kur është emëruar si kryeministër, njofton Shqip.com.

Ndaj, sipas tyre, janë të pavërteta lajmet se shefi i qeverisë merr dy mijë e 700 euro pagë në muaj.

“Ne vet deklarimin e pasurisë shihen ne kllapa muajt kur ai ka marre pagën si kryetar, pra deri ne momenti sa nuk ka qene kryeministër. Nga momenti kur është votuar ne krye te qeverise ai merr vetëm pagën si KM dhe jo dyja, asnjëherë. Shihet qartë edhe në vet deklarimin e pasurisë”, ka shkruar në Facebook zyrtari për media i VV-së, Arlind Manxhuka./Shqip.com