Sport Ndërkombëtar

Reagimi emocionues i Ronaldos para nisjes së Botërorit për Portugalinë

Cristiano Ronaldo

Ylli portugez Cristiano Ronaldo vjen me postim emocionues para ndeshjes së parë të Portugalisë.

Portugalia do ta fillojë nesër aventurën në Kampionatin Botëror të Katarit.

E para kësaj ndeshjeje, Cristiano Ronaldo ka postuar një shkrim emocionues, shkruan Gazeta Express.

“Gati për të filluar fushatën tonë në garën më të madhe në botë. Një aventurë që shpresojmë të jetë e gjatë dhe me plot suksese, me qëllim që ta ngrisim shumë lart emrin dhe flamurin e vendit tonë. Ne duam t’i mbushim të gjithë portugezët me krenari dhe gëzim. Nuk ka të pamundura! Hajde, Portugali!”, shkroi Ronaldo.

Portugalia përballet nesër me Ganën, në fillim nga ora 17:00.

/Shqip.com