Lajme

Reagimet kundër pjesmarrjes së Daçiq, në fokusin e mediave ndërkombëtare

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq

Reagimet për pjesëmarrjen e Ivica Daçiq në një konferencë ku flitej për sulmet seksuale kanë qenë fokus në mediat ndërkombëtare.

Ivica Daçiç, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të punëve të jashtme të Serbisë, iu dha një vend për të folur dhe në rreshtin e parë në ngjarjen, e cila u mbajt në Westminster.

Mirëpo me këtë nuk u pajtuan shumë nga ana e pjesëmarrësëve.

Daçiç ishte zëdhënësi i Millosheviçit, ish-presidentit nacionalist të Serbisë, i cili vdiq për shkaqe natyrore ndërsa po gjykohej në Hagë për krime lufte.

Millosheviqi u akuzua për 66 akuza për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë midis viteve 1991 dhe 1999.

Një burim diplomatik që mori pjesë në konferencë i tha HuffPost UK se vendimi për të ftuar Daçiqin – i cili ka fituar pseudonimin “Sloba e Vogël” – ishte një “skandal me përmasa epike”, raporton Huffpost

Edhe Ministrja e Jashtme dhe Diapsorës, Donika Gërvalla ka reaguar lidhur me pjesëmarrjen e Ivica Daçiq në këtë konferencë.

“Jam pak e shokuar nga prezenca në panelin e fundit, e njërit prej arkitektëve kryesorë të gjenocidit në Ballkanin perëndimor, sidomos në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë. Të kemi këtë arkitekt kryesor të na tregojë këshilla në prezencë të viktimave dhe të mbijetuarve, duhet të na bëjë të mendojmë për kuptimin e kësaj konference” – tha Gërvalla para të pranishmëve.

Ky fjalim i Gërvallës është duartrokitur disa herë nga ana e të pranishmëve

/Shqip.com