Sport Shqiptar

Rashica pritet t’i bashkohet Galatasarayt

Milot Rashica

Aventura e Moilot Rashicës në ishullin anglez po vjen drejt fundit.

Sipas raportimeve nga Turqia, Galatasaray do të nënshkruajë me anësorin e Norwich City.

Klubet angleze nuk kanë mundur të nënshkruajnë lojtarë që nga afati i transferimit të së enjtes së kaluar, por dritarja turke mbetet e hapur deri nesër mbrëma.

Sipas mediave të ndryshme turke, Luanët tani janë afër konfirmimit të ardhjes së Rashicës, i cili ka shënuar vetëm një gol në ligë që nga kalimi i tij prej 9 milionë funte në Angli në vitin 2021.

Sipas gazetarit të shquar turk Yagiz Sabuncuoglu, ai do të mbërrijë në aeroportin e Stambollit nesër në mëngjes për të vulosur lëvizjen.

Trajneri Dean Smith kohët e fundit insistoi se 26-vjeçari ishte pjesë e planeve të tij, duke thënë:

“Ai është pak me vetëbesim për momentin, siç mund të jenë lojtarët. Ai ka marrë një asistim për golin e Max (Aarons) kundër Wigan, por ai nënshkroi si një nënshkrim me para të mëdha në Premier League dhe ai dëshiron të luajë në nivelin më të lartë”, tha ai.

Rashica nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit me skuadrën e Championshipit./Shqip.com