Sport Ndërkombëtar

Ramos prezantohet tek Sevilla

Sergio Ramos, nënshkrimi i fundit i Sevillas për sezonin 2023/24, është prezantuar zyrtarisht para tifozëve në stadiumin “Ramos Sanchez Pizjuan” dhe në sallën e shtypit.

Njëri nga mbrojtësit më të mirë në histori të futbollit, Ramos vendosi të rikthehet te Sevilla pas plot 18 vitesh, kur u largua te Real Madridi.

Megjithatë, prezantimi i tij para tifozëve erdhi vetëm mbrëmjen e së mërkurës dhe ishte shumë emocionues për Ramos, i cili pasi doli në fushën e stadiumit dhe pa turmën e tifozëve duke bërtitur, atij iu mbushen sytë me lot.

Ramos ishte emocional edhe në konferencën për shtyp, ku edhe aty iu mbushen sytë me lot, pas pyetjes së parë.

“Për mua është një ditë e paharrueshme, një ëndërr bëhet realitet, kthehem në shtëpi pas 18 vitesh, nuk dihet kur mund të plotësohen, por ndonjëherë ndodhin gjëra dhe kjo është një nga ditët që dua t’i vendos në kornizë dhe t’i ndaj me të gjithë të dashurit e mi që janë këtu”, ka thënë fillimisht Ramos në prezantim.

/Shqip.com