Kulturë

Rama: Vjosa nga zemra i dha kryeqytetit kreativitet e energji pozitive

Pas një lufte me sëmundjen e kancerit, producentja dhe regjisorja e njohur Vjosa Osmani ka ndërruar jetë sot.

Në mesin e shumë reagimeve, i pikëlluar është shprehur edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

“Sot, Prishtinës iu shua një dritë që përgjatë njëzet viteve pa u ndalur, ka rrezatuar aq shndritshëm në skenën kulturore e kinematografike në vend me punën, profesionalizmin dhe energjinë e saj të pashoq”, ka shkruar Rama.

Tutje, ai tha se Vjosa nga zemra i dha kryeqytetit kreativitet e energji pozitive.

Lajmin për vdekjen e Vjosës e bëri të ditur bashkëshorti i saj Fatos Berisha./Shqip.com