Rama shtron iftar për besimtarët myslimanë: Në atdheun tonë, të qenit të ndryshëm në fe s’na ka bërë njerëz të grindur për Zotin
Kryeministri Edi Rama, ka shtruar iftar mbrëmjen e sotme, për besimtarët myslimanë, në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se sofra ka frymën e një mbrëmjeje që nuk i mbledh bashkë as feja, as gjuha, por ndjenja e përkatësisë ndaj diçkaje të njëjtë, e lidhjes me diçka të ngjashme.
“Të dashur miq, nga zemra ju falenderoj që pranuat ftesën të merrni pjesë në këtë sofer iftari tashmë tradicionale.
Njësoj siç e mirëpresin agjëruesit, edhe unë mezi e pres ta ofroj këtë iftar së bashku me Lindën dhe me ndihmën e kujtdo angazhohet që sofra të ketë frymën e një mbrëmjeje që nuk na mbledh bashkë as feja, as gjuha, as puna që bëjmë në të përditshmen tonë, apo ideja e çdokujt për Zotin, por ndjesia e përkatësisë ndaj dickaje të njëjtë, e lidhjes me diçka të ngjashme, të cilë i gjejmë emra të ndryshëm, por i ndjejmë afërsinë e papërkufizueshme
Vakti i iftarit nuk është i zakonshëm dhe kur ndodh këtu, është një ndarje buke mes më të fortëve që duke agjëruar mposhtin dobësinë e trupit dhe më pak të fortëve që të agjëronin nuk mundën apo nuk deshën.
Sigurisht është virtyt t’i nënshtrohesh disiplinës së agjërimit në këtë muaj të madhërishëm, pavarësisht se unë bëj pjesë te kategoria e më pak të fortëve e shoh të virtytshme e shoh të arsyeshme uljen e jo agjëruesve në sofër.
Pjesëmarrja në iftar është formë agjërimi më vete, përulje ndaj traditave shpirtërore ndaj tjetrit, shprehja e një kumti paqeje, në një hapësirë si kjo e atdheut tonë, të qenit të ndryshëm në fe nuk ka bërë njerëz të grindur për Zotin”, tha Rama.
/Shqip.com