Lajme Ballkan

Rama: Shqiptarët, pa viza drejt Emirateve të Bashkuara

Shtetasit shqiptarë tashmë do të udhëtojnë pa viza edhe drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, duke filluar nga data 20 prill.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Thekesojmë se një marrëveshje reciproke për heqjen e vizave është arritur më herët me një tjetër shtet aziatik, Kinën.

Qytetarët shqiptarë, vitin e ardhshëm do të mund të qëndrojnë në Kinë 90 ditë pa patur nevojën e marrjen e një vize si deri më tani.

/Shqip.com