Lajme

Rama publikon fotografitë nga vizita në Kosovë: Faleminderit për mikpritjen fantastike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e ka publikuar një fotoalbum nga vizita e tij në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka falënderuar për mikpritjen fantastike.

“Faleminderit nga zemra të gjithëve për mikpritjen fantastike”, ka shkruar Rama.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, ditën e hënë Rama ka takuar edhe familjen e Thaçit në Burojë.

Rama i dha mesazhe familjes së Thaçit nga vizita që i kishte bërë në Hagë.

Lexo edhe:
Rama: Hashim Thaçin e kam si vëlla e takova në Hagë se më kishte marrë malli

“Hashimi ishte shumë mirë, si me shëndet, por edhe me humor. Lexonte shumë, por edhe stërvitej. Te formulari para se të futesha, shkrova: Do ta takojë se më ka marrë malli. E kam si vëlla Hashimin”, u shpreh Rama.

Në Prishtinë është mbajtur e tetë me radhë mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Ekzekutivët e të dyja vendeve kanë firmosur 19 marrëveshje dhe memorandum në fushën e drejtësisë, arsimit, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit dhe sigurisë publike.

Lexo edhe:
Këto janë 19-të marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë