Rama: Nuk kemi alternativë tjetër pos integrimit në BE
Publikuar:
(09.07.2021 17:29:35)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nuk kanë alternativë tjetër përpos integrimit në Bashkimit Evropian.
Këto komente, Rama i bëri gjatë një interviste për “The Economist”.
Por, Rama rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor për integrim në BE e ka quajtur si ‘Pushtimi i Trojës.
“U deshën disa vite për të pushtuar Trojën. Në të njëjtën mënyrë po përparon edhe përvoja e vendeve të Ballkanit në radhët e BE”, tha Rama.
Megjithatë, theksoi se do të bëjnë gjithçka për anëtarësim në Unionin Evropian.
“Vendet e Ballkanit kanë vite që janë në proces integrimi dhe do të bëjnë gjithçka për të qenë anëtare të BE”. /Shqip.com