Lajme

Rama: Nëse Kosova detyrohet për luftë, bashkohemi dhe ne pasi ne jemi një

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Gjatë bisedimeve sot në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur se nëse Kosova hyn në luftë me Serbinë, atëherë edhe Shqipëria do të bashkohet krah Kosovës.

Rama ka thënë se Kosova nuk ka nevojë të shkojë në drejtim të luftës edhe një herë, vetëm nëse do të jetë e detyruar ta bëjë diçka të tillë.

“Besoj e kanë të qartë, që Serbia mund të qëndrojë në distancë nga Rusia që flaka e luftës mos të vijë këtu. Këtu është thelbi i tradhtisë sime, tradhti për të cilën nuk jam pishman. Mendoj se ne kemi vuajtur boll. Kur them ne, nuk them unë. Në radhë të parë Kosova ka vuajtur shumë, nga luftërat, flaka e shkatërrimet. Nuk ka nevojë më të shkojë në atë drejtim, përveç nëse e detyrojnë. E nëse e detyrojnë , e detyrojnë edhe Shqipërinë pasi ne jemi një. E për sa kohë nuk na detyrojnë, nuk kemi pse i shkojmë asaj rruge“, tha Rama.

Theksojmë se sot në Kosovë është mbajtur mbledhja e tetë mes dy qeverive.

Në këtë mbledhje janë nënshkruar 19-të marrëveshje./Shqip.com