Lajme

Rama në takimin me shqiptarët në Londër: Shembulli më i keq janë ata që…

Kryesocialisti Edi Rama i siguroi shqiptarët që jetojnë e punojnë në Britani të Madhe se zgjedhjet 2025, nuk do jenë vetëm fitorja e radhës, por përfundimtare.

Nga takimi me diasporën në Londër Rama nuk kurseu as ‘sulme’ për opozitën, duke thënë se dhuna në Kuvend është shembulli më i keq që mund të marrin fëmijët e të rinjtë sot.

Sa më shumë luftohet korrupsioni, u bien daulleve me sharje e shpifje, duke nxitur dhunë, duke u bërë shembulli më i keq për rininë dhe fëmijët. Ku ka vatër me çedukuese më dhunënxitëse sesa vet parlamenti ku deputetët në vend të flasin në emër të atyre që duan një qeveri tjetër, shajnë me libër shpie, ngrenë duart e këmbët, djegin karrige, pastaj mezi presin të marrin zvarrë një viktimë për ta përdorur për luftën e tyre për pushtet. Vrasjet dhe dhunimet apo problemi i ekspozimit të fëmijëve, përmbytjet, zjarret masive nuk ndezin epshet e luftës për pushtet.

Pavarësisht statusit social, ju te gjithë keni një horizont mbi jetën mbi botën, një horizont që është garanci dhe vlerë e shtuar për gjykimin e popullit mbi alternativat e Shqipërisë. Ajo që nuk kuptoj, ata të verbër të cilët afrohen në dyert e takimeve tona, apo të cilët marrin nuk e di sesi një nxitje për tu ngritur dhe bërtitur, është që Shqipëria sot, nuk është e ndarë mes të majtës e së djathtës, mes socialistësh e demokratësh, Shqipëria sot është e ndarë mes përpjekjes për të bërë më të mirë dhe për të përqafuar të ardhmen.

Të gjithë prindërit duhet të bëhen bashkë dhe ta shporrin këtë hall nga hapësira ku edukohen fëmijët e tyre, ta shporrin nga kornizat e tv, nga ku përcillen vetëm valë ndasie. Nëse ju do merrni pjesë në zgjedhjet e ardhshme për Shqipërinë 2030 në BE, përballja e ardhshmja elektorale do të jetë përfundimtare, pa kthim mbrapa. Për drejtësinë dhe ekonominë. Fitorja duhet të jetë përfundimtare, edhe për opozitën që duhet çliruar nga pengmarrësit”-tha Rama.

/Shqip.com