Lajme Ballkan

Rama në Nato: Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po merr pjesë në Samitin e NATO-së që po mbahet në Madrid të Spanjës.

Nga ky samit, Rama ka kërkuar që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe.

“Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën – pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën”, ka shkruar Rama në Twitter.

Partneriteti për Paqe është program i bashkëpunimit praktik dypalësh ndërmjet shteteve partnere euroatlantike dhe NATO-s. Ky program, që është krijuar më 1994, u lejon shteteve që të zgjedhin vetë prioritetet për bashkëpunim./Shqip.com